Deputetja nga rradhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se grupi punues i Komisionit për Legjislacion, ka përfunduar draftin e projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Familjen.
Haxhiu përmes Facebookut bën të ditur që qëllimi i këtij drafti është saktësimi i njohjes dhe kontributit të bashkëshortëve. Përveç të ardhurave personale të secilit bashkëshort, ku kontribut do të konsiderohet dhe njihet edhe puna në shtëpi, si dhe çfarëdo forme tjetër e punës dhe kontributit.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
“Sot, grupi punues i Komisionit për Legjislacion, përfundoi draftin e projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Familjen.
Qëllimi i këtij drafti është saktësimi i njohjes së kontributit të bashkëshortëve. Përveç të ardhurave personale të secilit bashkëshort, kontribut do të konsiderohet dhe njihet edhe puna në shtëpi, kujdesi ndaj fëmijëve dhe çfarëdo forme tjeter e punes dhe kontributit.
Ky projektligj do t’i shkoj Qeverisë për mendim dhe pastaj do të shqyrtohet në seancë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e të njëjtit, Qeveria duhet dhënë mendimin në afat sa më të shkurtër.
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale