Google ADS

Manchester City kërkon yllin e Juventusit

16:35 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Manchester City është duke e kërkuar sulmuesin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala.

Skuadra angleze u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Liverpooli, në fazën e çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5 me 1.

Pas kësaj humbje, bordi i Manchester City dëshiron të transferojë lojtarë të ri në repartin ofanziv.

Sipas mediave angleze, City dhe Guardiola synojnë transferimin e argjentinasit, Paulo Dybala, transmeton arbresh.info.

Besohet se shuma që do ta ofrojnë do të jetë rreth 150 milionë euro. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme