Lidhur me dënimin e Vojisjlav Sheshelit, ka reaguar deputeti nga Grupi i Pavarur i Deputetëve, Visar Ymeri. Ky i fundit ka thënë se dënimi me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Sheshelin është lajm i mirë për viktimat, por i pamjaftueshëm.
Sipas tij, një dënim i tillë dëshmon sërish përgjegjësinë e Sheshelit dhe të Serbisë për krimet kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik në ish-Jugosllavi.
Ymeri ka deklaruar se Shesheli duhet të dënohet edhe për krimet në Kosovë.
“Shesheli të dënohet edhe për krimet në Kosovë
Dënimi i Vojislav Sheshelit nga Tribunali i Hagës është një lajm i mirë për viktimat, por i pamjaftueshëm. Ky dënim ridëshmon përgjegjësinë e tij politike dhe të Serbisë shtetërore, në krimet kundër njerëzimit dhe në spastrimet etnike, në Ish-Jugosllavi. Paramilitarët çetnikë të Sheshelit me njësitet e tjera fashiste të së djathtës ekstreme të Serbisë ishin herë pjesë përbërëse dhe herë partnere të policisë dhe ushtrisë zyrtare serbe edhe për krimet, pastrimet dhe dëbimet në Kosovë; e jo vetëm në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë. Shesheli dhe frymëzuesit, urdhënësit dhe kryerësit e krimeve kundër njerëzimit në hapësirat ish-jugosllave nga Serbia duhen të dënohen para së gjithash nga gjyqësori serb. Përballja me të kaluarën e Serbisë mbetet nevojë dhe domosdoshmëri. E vonuar, kjo përballje do ta mundësonte pajtimin e nevojshëm dhe bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...