Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vazhduar sot në Prizren kampanjën “Drejtësia dhe biznesi”.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri ka bërë të ditur se këtë bashkëbisedim me biznese është duke e bërë për të rritur edhe më shumë kapacitetet e mbikëqyrjes së profesioneve të lira, që janë në kuadër të Ministrisë që Tahiri drejton.
Në vazhdën e kampanjës tonë “Drejtësia dhe Biznesi”, e cila është duke zhvilluar në disa rajone në Kosovë, sot isha në Prizren, me qëllim të konsultimeve me bizneset lidhur me çështje që ndërlidhen me drejtësinë dhe fushën e biznesit. Tashmë kemi bërë përmirësime pozitive me funksionalizimin e profesioneve të lira, të cilat bashkë me masat tjera e kanë ngritur Kosovën shumë më lartë në indeksin e të bërit biznes” ka shkruar Tahiri.
Ministri Tahiri ka kërkuar nga bizneset që të jenë aktive në këtë kampanjë.
“Bashkërisht mëtojmë që edhe më tutje të punojmë në drejtim të ofrimit të shërbimeve më të mira për bizneset, hapjes së mëtejshme të institucioneve dhe krijimit të një qasje më të lehtë në drejtësi për bizneset. Ministria e Drejtësisë është duke bërë reforma të thella në legjislacioni në fusha të ndryshme që në një mënyrë apo tjetër e prek edhe fushën e biznesit. Kjo do t’i jep një dimension tjetër zhvillimit ekonomik në Kosovë. Prandaj, ftoj që bizneset të jenë aktive dhe të përcjellin kampanjën tonë “Drejtësia dhe Biznesi” e cila po zhvillohet në disa rajone të Kosovës” ka përfunduar Tahiri
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...