Pesë të arrestuar për tri vepra penale në një aksion të policisë

16:32 | 11 Prill 2018
V. S.

Policia e Kosovës, në dy operacione të ndara bazuar në të njëjtin dyshim ka arrestuar pesë persona.

Ata dyshohet që në vazhdimësi janë marrë me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandimit të migrantëve’, ‘falsifikimin e dokumenteve’ dhe ‘shmangie nga tatimi’, njofton policia.

“Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 11 prill 2018 në rajonin e Prishtinës (në pesë lokacione), dhe Gjakovës (në një lokacion), është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve” thuhet në komunikatë.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

Sh. Sh. lindur më 1961 – kosovar

  1. S. lindur me 1974 – kosovar
  2. B. lindur me 1966 – kosovar

Xh. N. lindur me 1962 – kosovar

  1. T. lindur me 1987 – kosovar

 

Ndërsa si prova materiale janë sekuestruar:

2 armë të gjata

5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm

175 fishekë kalibër të ndryshëm

4 vula të firmave të ndryshme

2 pasaporta

dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme