Më 29 mars të këtij viti Policia e Kosovës, arrestoi gjashtë turq të cilët në të njëjtën ditë u deportuan për në shtetin amë të tyre.
Atyre, siç është njoftuar zyrtarisht iu është revokuar lejeqëndrimi në Kosovë, pasi që janë konsideruar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Shtetasit turq prijnë në “listën e zezë” në Kosovë për tre muajt e parë të vitit 2018 si dhe dy vitet paraprake, 2016 – 2017. Janë nëntë shtetas nga Turqia të cilëve iu është revokuar leja e qëndrimit për këtë periudhë, njofton Klan Kosova.
Në përgjigjet nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të Ministrisë së Brendshme për klankosova.tv mund të shihen të dhënat lidhur me të huajt të cilët janë përjashtuar nga Kosova.
“Gjatë vitit 2016 numri i të huajve që iu është revokuar lejeqëndrimi në Republikën e Kosovës është gjithsej shtatë persona (tre – Shqipëri, dy – Turqi, një – Serbi, një – Republika e Kongos)”.
“Në vitin 2017 numri i revokimeve ka qenë gjithsejtë katër persona ( dy – Indi, një – Turqi, një – Filipine) ndërkaq në tre muajt e parë të vitin 2018 ky numër është dhjetë persona ( gjashtë – Turqi dhe katër Shqipëri)”.
Për dy vjet e tre muaj kjo është renditja sipas shteteve dhe numrit të personave që e kanë pasur të ndaluar që qëndrojnë në Kosovë./klan kosova/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...