Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve në duart e AS Romas ka pasoja serioze.
Në fakt, jo vetëm në nivelin sportiv, transmeton portali arbresh.info. Klubi spanjoll do të ketë pasoja edhe sa i përket aspektit ekonomik.
Skuadra e Ernesto Valverdes ishte shkatërruar në Stadio Olimpico derisa e gjithë bota ishte duke shikuar. Në aspektin sportiv, shumica e njerëzve e dinë çfarë do të thotë eliminimi nga Roma.
Barcelona ka humbur shansin për të fituar një tjetër tripletë. Opsioni për të luajtur në gjysmëfinale është zhdukur ashtu si përballje me Real Madridit në ndonjë fazë të atij kompeticioni.
Ekonomikisht klubi do të humb rreth 15 milionë euro. Kjo është figura që vjen nga një numër i madh vendesh. Fillimisht vjen nga sponsori Rakuten pasi kompania japoneze paguan Barcelonën pesë milionë euro shtesë nëse ata fitojnë Ligën e Kampionëve.
Një tjetër shumë prej 7.5 milionë euro vjen nga UEFA që paguan klubet e kualifikuara në gjysmëfinale, plus të hollat që mund të kishin ardhur nga zhvillimi i njërës ndeshjes të gjysmëfinales në Camp Nou./arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...