Sot, Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias deklaroi në Beograd se janë bërë hapa përpara për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe gjithashtu për ta përmbyllur këtë nevojitet kompromis.
“Realizimi dhe pragmatizmi janë kyç për zgjidhje. Duhet kompromis, por jo kompromis i paqëndrueshëm. Të dyja palët duhet ta kuptojnë se nuk mund të marrin gjithçka”, deklaroi Kotzias pas takimit me ministrin për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, shkruan telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, Daçiq theksoi se Serbia ka mirëkuptim për qëndrimin e Greqisë dhe e ka përsëritur disa herë qëndrimin e tij se njohja e Maqedonisë me emrin kushtetues ka qenë “lëvizje e pamenduar mirë” e Beogradit.
Ministri grek për Punë të Jashtme, Nikos Kotzias, sot nga Beogradit do të udhëtoj për në Ohri ku do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç