Me një votë kundër dhe tri abstenime, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990-91 deri në vitin shkollor 1998-99.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se fushëveprimi i këtij Projektligji ka të bëjë me përcaktimin e beneficioneve për mësimdhënësit që punuan në këtë periudhë, raporton Arbresh.info.
“Qëllimi i nxjerres së këtij Projektligji është njohja dhe përcaktimi i të drejtave në beneficion për ata që punuan më 1990/91 deri 1998 99, përcaktimi dhe njohja e stazhit për beneficione të veçanta për kategoritë që krijuan sistemin arsimor shqip. Fushëveprimi i këtij ligji është përcaktimi i beneficioneve për veprimtarinë e mësimdhënëseve gjatë këtyre viteve”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka shtuar se ky projektligj përfshin mësimdhënësit, bashkëpunëtoret, të punësuarit në entet komunale pedagogjike, punëtorët shkencorë, akademinë e shkencave.
Ministri i Financave, Bedri Hamza paraqiti vërejtjet e tij në implikimet buxhetore duke kërkuar që të sqarohet më mirë ky aspekt.
Ndërkaq kryeministri Haradinaj tha se beson që me këtë veprim të sotëm të Qeverisë mësimdhënësit nuk do të kenë nevojë të hyjnë në grevën e paralajmëruar./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...