Kanë filluar hetimet për shpërthimin e zjarrit në Ministrinë e Drejtësisë të Maqedonisë

14:10 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke e hetuar rastin e shpërthimit të zjarrit në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë (MD).

Në këtë shpërthimzjarri u dogjën zyrat e katit të katërt. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se janë duke u verifikuar dëmet.

Në këto zyra ka patur dokumente për ndihmë juridike ndërkombëtare, një pjesë e kontabilitetit dhe financave të MD-së.

Përndryshe, në zjarrin që shpërtheu dje pasdite, për shuarjen e tij u angazhuan 10 automjete dhe 25 zjarrfikës. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme