Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu pas mbledhjes së kryesisë e cila zgjati pothuajse dy orë ka thënë se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 16 prill dhe janë gjithsej 26 pika ku në mesin e tyre janë edhe 5 interpelanca.
“Jam i lumtur që më në fund do të ketë interpelancë për marrëveshjen e Countoru Global”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për kërkesat e LDK-së për të ngritur mocion për rrëzim të Qeverisë duke thënë se gjithçka është hipotetike.
“Ata publikisht po flasin por nuk kemi asnjë lëvizje sa i përket ndonjë iniciative rreth diskutimeve për Qeverinë dhe të ardhmen. Konteksti i krijuar pas arrestimit të Gjuriq është kontest që vie si pasojë e kërcënimeve të Listës Serbe për tërheqje nga Qeveria. Ne kemi thënë se nëse me Listën Serbe e formoni Qeverinë që do të jeni peng i vendimeve të Vuqiqit”, ka thënë Sejdiu.
Ndërsa sa i përket nismës për Projektligjin për Referendumi, ai ka pohuar se Projektligji për referendumin është një nismë e mirë ligjore dhe se s’ka rëndësi kush e procedon atë.
“Çdo nismë ligjore e cila i trajton problemet e vendit duhet ta përkrahim. Është projektligj i rëndësishëm”, ka thënë Sejdiu./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1753302451401506/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...