Dzeko: Kisha të drejtë që refuzova transferimin te Chelsea

09:40 | 11 Prill 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Romas, Edin Dzeko thotë se arritja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve justifikon vendimin e tij për të refuzuar transferimin në janar te Chelsea.

Dzeko shënoi në fitoren 3 me 0 të ndeshjes kthyese së çerekfinales të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës mbrëmjen e kaluar (e martë), transmeton portali arbresh.info.  Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes ishte 4 me 4, por ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar Romas kualifikimin tutje në gjysmëfinale për shkak të golit të realizuar si mysafirë në Camp Nou.

“Tani unë mund të luaj në gjysmëfinale gjithashtu”, ka thënë fillimisht Dzeko për ‘Mediaset Premium’. “Nuk ishte lehtë, por unë qëndrova këtu dhe jam i lumtur që jam këtu. Mendoj që klubi është i kënaqur gjithashtu”

Chelsea mësohej se ishte i interesuar për t’i ofruar 32-vjeçarit më shumë të holla, por ai tha se nuk ishte i interesuar në ato.

“Të mos flasim për këtë. Parat nuk kanë rëndësi”, shtoi ai.

“Giallorossët” do të mësojnë rivalin e ardhshëm në UEFA Ligë të Kampionëve këtë të premte pas hedhjes së shortit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme