Gjatë periudhës se shtatzanisë është e nevojshme që nëna të ndjekë një dietë të shëndetshme ushqimore. Në Amerikë ka dalë një studim i ri që tregon se nëse nëna gjatë shtatzanisë konsumon pije me sheqer mund të rrisë rrezikun e astmës tek fetusi në bark.
Studimi u krye nga Sheryl Rifas-Shiman duke i dhënë në këtë mënyrë më shumë rëndësi ushqyerjes gjatë shtatzanisë.
Si u krye studimi?
Ekspertët amerikanë analizuan 1068 nëna me fëmijë. Ata i kushtuan rëndësi konsumit të pijeve me sheqer. Fëmijët u analizuan kur u bënë 7 vjeç dhe në atë pikë ekspertët regjistruan të gjitha diagnozat e astmës.
Rezultatet ishin të habitshme. Sondazhet kanë treguar se fëmijët e grave shtatzëna që kishin konsumuar mesatarisht dy pije me sheqer në ditë gjatë shtatëzanisë, kishin rrezikun e astmës me 63% më të lartë se nënat që nuk kishin konsumuar. Gjithashtu hulumtimi ka treguar se fëmijët që kishin konsumuar shumë sheqer në 3 vitet e para të jetës kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të astmës me 64% më shumë se fëmijët e tjerë.
Përfundime
Nëse konsumohet shumë pije me sheqer si nga nëna ose nga fëmija, ekzistenca e një lidhje ndërmjet konsumit të pijeve me sheqer dhe astmës është e sigurt. Gjithashtu përdorimi i sheqerit në shtatzani ndikon edhe në peshën e fëmijës./pernenat.al
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve