Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka deklaruar para Senatorëve amerikanë se kompania e tij është në betejë të vazhdueshme me operatorët rusë që kërkojnë të shfrytëzojnë rrjetin social.
“Kjo është një luftë. Dhe ata do të vazhdojnë të përmisohen”, tha ai.
Zuckerberg u përgjigj pyetjeve në prag të skandalit të mbledhjes së të dhënave të Cambridge Analytica, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu zbuloi se Robert Mueller, avokati i posaçëm që hetonte ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016, kishte intervistuar stafin e Facebook.
“Puna jonë me këshilla të posaçme është konfidenciale dhe dua të siguroj se në një sesion të hapur nuk po zbuloj diçka që është konfidenciale”, tha ai.
Zuckerberg tha se kompania tani po krijon mjete të reja për të identifikuar llogaritë e rreme.
“Ka njerëz në Rusi të cilët punë ditore e kanë përpjekjen e shfrytëzimit të sistemit tonë dhe sistemeve tjera të internetit. Ne duhet të investojmë në përmisimin e kësaj”, shtoi Mark.
CEO i Facebook u paraqit para një sesioni të përbashkët të disa komisioneve të Senatit amerikan, pasi u zbulua në javët e fundit se rreth 87 milionë njerëz ishin prekur nga firma e marketingut Cambridge Analytica./arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...