Qeveria siriane ka vënë forcat e saj në gjendje gatishmërie dhe kjo ka ndodhur pas reagimit të Donald Trump, i cili ka kërcënuar qeverinë sirianë pas sulmit të dyshuar me armë kimike në Douma.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar sulmin e dyshuar me armë kimike si “të tmerrshëm” dhe është zotuar se do të reagojë “me forcë”, transmeton portali arbresh.info
Qeveria e Sirisë dhe aleati i saj Rusia kanë mohuar sulmin kimik, por sipas ekipit të shpëtimit dhjetëra njerë kanë mbetur të vdekur, përfshirë edhe grad he fëmijë.
Trump ka kryer takime me kabinetin e tij dhe gjeneralët e lartë dhe ka premtuar se “vendimet e mëdha do të merren brenda 48 orësh”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se specialistët rusë nuk kanë gjetur shenja të përdorimit të armëve kimike./arbresh.info/
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...