Google ADS

Manchester City – Liverpool, “mbyllet” ndeshja

22:23 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Manchester City dhe Liverpool takohen në “Etihad” sonte në çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve. 

Manchester City ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e Jesus në minutën e tretë.

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me shifrat 1:0.

Liverpool e ka barazuar rezultatin në 1:1 me golin e realizuar nga Mohamed Salah në minutën e 56-të.

Liverpooli e ka mbyllur dilemën e çerekfinales me Manchester Cityn.

“The Reds” kanë shënuar përsëri, tani për 2:1.

Golin e realizoi Roberto Firmino.

Ndeshja ka filluar prej orës 20:45. /arbresh.info/

https://streamable.com/hxv52

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme