Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është zotuar se autorët e masakrës në enklavën rebele siriane të Ghoutas Lindore do të paguajnë një “çmim të madh”.
“Unë i mallkoj ata që e kanë kryer këtë masakër. Kushdo që e ka bërë këtë, autorët do të merren në konsideratë dhe do t’a paguajnë shtrenjtë”, tha Erdogan, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Jashtme turke përmes një deklarate ka theksuar se dyshon që pas sulmit kimik, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona, qëndron regjimi i Bashar al-Assad.
Presidenti turk gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur shqetësimet e tij mbi sulmet në Ghoutan lindore.
Punonjësit e shpëtimit thanë se dhjetëra civilë u vranë në një sulm me gaz helmues në Douma dhe kanë akuzuar regjimin e Assadit, i cili ka mohuar akuzat.
Ankara dhe Moska kanë qenë në dy anët e kundërta të luftës në Siri, por pavarësisht nga dallimet e tyre, të dy vendet kanë punuar ngushtë gjatë muajve të fundit për një zgjidhje politike në Siri./arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...