Në fund të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u kishte kërkuar zëvendësministrave të Qeverisë së tij, që më 10 prill secili nga ta të raportojë para tij për punën që kanë bërë.
Haradinaj u ka kërkuar që përmes një raporti me shkrim, të japin detaje për 100 ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri me angazhimin e drejtpërdrejt të tyre, shkruan Indeksonline.
Por, zëvendësministrat akoma nuk kanë kryer obligimet e tyre. Ata sot, kur duhej të përfundonte afati nuk kanë raportuar.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka thënë për Indeksonline se zëvendësministrat kanë kohë edhe 10 ditë për të dorëzuar raportet.
“Më 20 prill zëvendësministrat raportojnë te Haradinaj. Raportet janë duke u mbledhur, është çështje e agjendës”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë se numri i zv/ministrave në Qeverinë Haradinaj bëri një bujë të madhe, duke marrë kritika të vazhdueshme në 100 ditshin e tij.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...