Google ADS

Jep dorëheqje këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare

17:16 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Këshilltari i Donald Trumpit për sigurinë kombëtare Tom Bossert ka dhënë dorëheqje, transmeton portali arbresh.info.

Sekretarja për Shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se presidenti falënderon ish këshilltarin e tij për shërbimin patriotik dhe i uron vetëm të mira.

“Presidenti është mirënjohës për përkushtimin e Tomit në sigurinë e vendit tonë të madh”, ka thënë sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Sarah Huckabee Sanders në një deklaratë.

“Presidenti Trump e falënderon atë për shërbimin patriotik dhe i dëshiron vetëm të mira”, ka thënë ajo më tej.

Nuk është bërë menjëherë e qartë arsyeja që çoi deri në dorëheqjen e zotëri Bossert./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme