Rreth orës 13:38 minuta Policia në Suharekë ka pranuar një informacion për një rrahje të disa të rinjve që kishte ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Suharekë.
Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar po ashtu dy të mitur nga fshati Gjinoc të cilëve u kishin shkaktuar plagë me thikë.
Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë.
Hetues rajonalë dhe krim teknikët i kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes. Tre të dyshuarit janë arrestuar.
Po ashtu edhe mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale.
Pritet intervista me të dyshuarit për të zbardhur rrethanat e rastit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...