Iniesta dhe Messi, 100 ndeshje së bashku në Ligë të Kampionëve

15:30 | 10 Prill 2018
Arbresh Info

Ndeshja në Stadio Olimpico do të shënoj një kapitull të ri për Andres Iniestan dhe Lionel Messin në historinë e tyre me Barcelonën.

Dy yjet do të luajnë së bashku me njëri-tjetrin paraqitjen e 100-të në Evropë duke bartur ngjyrat e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Iniesta bëri debutimin e tij në Ligë të Kampionëve në vitin 2002, por dy vite më vonë Messi iu bashkua atij në fazat evropiane.

Spanjolli ka luajtur 131 herë në këtë kompeticon deri tani, ndërsa Lionel Messi ka bërë 124 paraqitje.

Së bashku, ata kanë përjetuar disa momente të paharrueshme, por janë eliminuar në fazat e çerekfinaleve në dy sezonet e fundit. Ata kanë fituar katër trofe (2006, 2009, 2011, 2015), megjithëse Messi nuk mori pjesë në finalen e vitit 2006 për shkak të lëndimit./arbresh.info/

A do të fitojnë ata titullin e pestë në Kyiv këtë vit?

Të ngjashme