Mbrojtësi i Kombëtares së Shiqpërisë, Berat Gjimshiti, i cili verën e vitit të kaluar u huazua nga Atalanta tek skuadra e Beneventos, po kalon momente jo të mira në Serie A.
Përveç se Benevento është skuadra më e dobët në Serie A dhe është në pozitën e fundit, ku pritet nga sezoni tjetër të jetë pjesë e një kategorie më poshtë edhe Gjimshiti po llogaritet si njëri nga lojtarët më të dobët në ligën superiore të futbollit italian.
Sipas “Tuttomercatoweb”, e cila kë bërë një vlerësim të futbollistëve për ndeshjet e luajtura deri më tani, në këto 31 javë të Serie A, në listën prej 20 futbollistëve më të dobët në kampionatin italian, ra në sy edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Humbja e Beneventos nga Juventus me rezultat 4-2 vikendin që lamë pas dhe penalltia e shkaktuar nga Gjimshiti pas ndërhyrjes në Miralem Pjanic, e ka zhytur futbollistin shqiptarë në “listën e zezë”.
Qendërmbrojtësi 25 vjeçar, radhitet në pozitën e shtatë me një mesatare prej 5.61, kurse në këtë listë të më të dobëtëve, u vërejt edhe mesfushori i Milan, argjentinasi Lucas Biglia, i cili mbante pozitën e parafundit në këtë listë.
Në të njëjtën kohë, ky portal po ashtu ka nxjerr edhe listën e 20 futbollistëve më të mirë në Serie A dhe sipas vlerësimit, sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile prin këtë listë më një notë mesatare prej 6.71, kurse treshen e parë e përmbyll edhe Dybala i Juventus në pozitën e dytë me mesatare 6.58 dhe Insigne i Napolit si i treti me 6.50.
Ja lista e plotë e 20 futbollistëve më të dobët dhe më të mirë, sipas “Tuttomercatoweb” në Serie A.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...