Kaçe me shokë nuk dalin në stërvitje me Panathinaikosin

14:53 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Ergys Kaçe ka probleme te skuadra e Panathinaikosit.

Ergys Kaçe, i cili prej fillimit të këtij sezoni është pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, së bashku me pjesën tjetër të ekipit nuk ka zhvilluar seancën stërvitore, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit, të cilët, sipas asaj që raportojnë mediat helene, nuk kanë dhënë pagat e lojtarëve.

Ekipi ia ka bërë të qartë presidentit të Panathinaikosit, Vasilis Konstantinou, se ata nuk do të stërviten deri në momentin që pagat do të kalojnë në llogarinë e tyre. Mediat greke, ndër tjera, shkruajnë se hera e fundit kur futbollistët janë paguar ka që në muaji tetor.

Pas heqjes së tri pikëve nga ana e Federatës Greke të Futbollit për shkak se klubi nuk i kishte paguar 500 mijë euro mesfushorit Jens Wemmer, i cili më herët ka qenë pjesë e Panathinaikosit, këtë herë do t’i duhet të përballet dhe me revoltën e pjesës tjetër të skuadrës. Krahas situatës së rëndë financiare problematik mbetet edhe klasifikimi, pasi skuadra rrezikon rënien nga kategoria.

Situatë aspak e favorshme për Ergys Kaçen, i cili pas një periudhe jo dhe aq të mirë te Viktoria Plzen, ku nuk mund të gjente shumë hapësira, dhe rikthimi te Panathinaikos është shoqëruar me të tjera probleme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme