Google ADS

Xhaferi i ka anuluar tre seancat kuvendore të cilat ishin paraparë të mbahen sot

14:18 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për nesër në orën 11:00 ka paralajmëruar seancën për votë besimin e qeverisë, e kërkuar nga opozita maqedone OBRM-PDUKM.

Xhaferi për të ditën enjten ka vendosur që të mbahen tre seancat, që ishin planifikuar për sot, në të cilat si pikë të ditës kanë ligjet reformuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në lajmërimin e Kuvendit thuhet se seancat e 22’ta, 34’ta dhe 35’ta në vend të sodit do të mbahen ditën enjten me 12 prill në orën 11.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme