Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka reaguar për protestën e sotme të ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Selimi, ka shkruar se ata kanë të drejtë të protestojnë dhe të jenë të revoltuar, por edhe të tjerët e kanë për detyrë, edhe nëse nuk protestojnë, së paku ta thonë të vërtetën se listat e veteranëve të UÇK-së, janë stërmbushur me veteranë të rrejshëm.
Statusi i tij i plotë:
“ME SHKAS NGA PROTESTA E ISH LUFTETAREVE TE UCK-se
Ata kane te drejte te protetojne dhe te jene te revoltuar, por edhe te tjere e kane per detyre, edhe nese nuk protestojne, sepaku ta thone te verteten se LISTAT E VETERANEVE TE UCK-se JANE STERMBUSHUR ME VETERANE TE RREJSHEM.
Duke qene evidente tashme qe fryerja e listave te perfituesve nga statusi i veteranit te UCK-se ka kaluar trefishin e numrit qe kane qene vertete luftetare te UCK-se, atehere rezulton te jene kryer me shume se 40.000 vepra te shkeljes se Ligjit ne fuqi nr 04/L-054 per Statusin dhe te drejtat e Familjeve te Deshmoreve, invalideve, veteraneve, pjestareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, viktimave civile dhe familjeve te tyre – Neni 21.3, ku thuhet:
“Çdo person, i cili me vetëdije, paraqet deklaratë të rreme apo prezanton dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të të drejtave dhe beneficioneve, të përcaktuara sipas këtij
ligji, ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi lidhur me paraqitjen e deklaratës së rreme dhe falsifikim të dokumenteve”.
Ne shkelje te ketij ligji, ne bashkeveperim, jane pergjegjes te gjithe personat qe kane perfituar rrejshem ose ua kane mundesuar te tjereve te perfitojne rrejshem nga statusi i veteranit te Luftes.
Prandaj, kushdo qe ka perfituar pa merite, e ka blere apo e ka shitur statusin e veteranit, e ka kembyer statusin e veteranit me libreza partiake apo per motive tjera, duhet te jape llogari edhe para veteraneve dhe luftetareve te vertete por edhe para ligjit”, ka shkruar Selimi./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...