Google ADS

“Maqedonia të kursehet nga SHBA-të dhe BE-ja për kufizimin e importit të çelikut”

12:38 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Shoqata e metalurgjisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM) kërkon që SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ta kursejnë Maqedoninë në lidhje me kufizimin e tyre në importin e çelikut.

Sipas tyre, Maqedonia nuk paraqet kërcënim për tregun, e as që ka ndonjë mundësi të këtillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata në fjalë kërkon nga diplomacia ekonomike e Maqedonisë që maksimalisht të angazhohen në këtë drejtim.

Mitko Kovaçevski tha se 0,87% e importit të çelikut në BE shkon nga Maqedonia, dhe kjo përqindje do të thotë shumë për Maqedoninë, sepse paraqet 5,7% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV). /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme