Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, tha se i ka bërë thirrje Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), që të mos hyjnë në grevë që është paralajmëruar të nis më 13 prill.
Bytyqi shtoi se hyrja në grevë do të ishte e dëmshme sidomos në këtë kohë të rëndësishme të mbajtjes së testit PISA, raporton Ekonomia Online. Por ai u shpreh optimist se deri të enjten do të gjendet një zgjidhje.
“Ka qenë përpjeke e jona qe ligji te shkoj ne parlament. E kemi informuar SBAShK-un që është planifikuar te kemi buxhet për Ligjin e arsimit të viteve 90. Kemi kërkuar që te mos futen ne greve sepse jemi në situatë të rëndësishme, është testi pisa. Sot nxënësit e din që po futen në testin PISA për Kosovën dhe kemi kërkuar të mos dëmtohen. Nesër fillon testi pisa, Besojmë që deri të enjten të gjejmë një zgjidhje”.
Këto komente ai i bëri kur së bashku me anëtarët e Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, kanë mbajtur një konferencë për media, ku është bërë shpallja e konkursit për tekste shkollore.
Bytyqi, tha se tekstet e reja shkollore do të jenë të gatshme për vitin shkollor 2019/2020.
Sipas tij, kjo është bërë për shkak se për një periudhë të shkurtër nuk mund të bëhen libra të mirë.
Bytyqi tha se duhet të ketë material shtesë dhe një udhëzues që do të lehtësojë punën e nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Sot po e shpalos punën e ekspertëve, jemi në fazë të mirë. Kemi pas ankesa që na kanë ardhur nga mësimdhënësit prindërit se tekstet kanë gabime. Tani jemi në fazën finale të shpalljes së konkursit për tekstet e reja shkollore. Do të jetë shpallje për të gjitha nivelet. Një pjesën e parë do të jetë për klasat 0, 1, 6, 10”.
“Planifikohet që deri në tetor do të bëhet dorëzimi i dorëshkrimeve për tekstet. Në janar do të dorëzohen dorëshkrimet e dyta. Tekstet e reja do të jenë të gatshme për vitin shkollor 2019-2020. Duhet të kemi material shtese për të lehtësuar panënën e mësimdhënëse për kurrikulën e re dhe kemi një udhëzues që do të lehtësojë punën me kurrikulën e re”.
“Është bërë punë e mire dhe jemi ne rrugë të mbarë për të finalizuar një problem. Këshilli i ekspertëve dhe ne si ministri do të angazhohemi që të kemi ne kuvend projektligjin për tekstet të reja”.
“Me Ligjin e ri do të kemi edh shtëpi të reja botuese. Jemi ne bashkëbisedim me këshillin që tu hap përdorimin e librave edhe shtëpive ndërkombëtare botuese. Kemi mungesë të librave për shkolla profesionale, të gjejmë alternative të kemi libra për shkolla profesionale”.
“Jemi në rrugë të mbarë të kemi tekste të duhura për të gjitha nivelet. Librat do të jenë të gatshëm për vitin 2019-2020. kjo është bërë për shkak se për një periudhë të shkurtër nuk mund të bëhen librat”./EO/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...