Një truprojë e ish-boksierit amerikan, Floyd Mayweather, mbeti i plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj autokolonës së tij në qytetin e Atlantës.
Gregory La Rosa u qëllua në këmbë, por doli vetëm pas 3 orësh nga spitali, deklaroi policia në njoftimin zyrtar.
Mayweather besohet të ketë qenë në një tjetër automjet, ndaj dhe i ka shpëtuar pa probleme këtij incidenti.
Policia e Atlantës tha se incidenti nuk duket të ketë qenë rastësi, por mjeti i La Rosës ka qenë në shënjestër, edhe pse nuk dihet me saktësi arsyeja. Sipas të dhënave paraprake, agresori kishte pasur informacione mbi kalimin e autokolonës dhe se cilët ishin pjesë e saj.
Grupi i Mayweatherit u largua nga një restorant në orët e para të mëngjesit, pasi kishin qenë më parë edhe në një klub nate.
Zëdhënësi i policisë, Donald Hannah tha se nuk dihet nëse një incident i ndodhur më herët gjatë pasdites kishte qenë shkak i të shtënave me armë, transmeton “Top Channel”.
Mayweather, tashmë 41-vjeçar, është tërhequr nga boksi. Në gusht të vitit 2017, ai mposhti për herë të fundit sportistin e arteve marciale të përziera, Conor McGregor, duke e zgjeruar rekordin perfekt në karrierën e tij në 50 ndeshje pa u mposhtur.
Dueli mes Mayweatherit dhe McGregorit gjeneroi mbi 450 milionë paund të ardhura, duke e bërë atë një nga më të pasurit e historisë së boksit.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...