Google ADS

Perez e jep lajmin e madh për Ronaldon

11:54 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit nga Florentino Perez.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Kreu i “Los Blancos” ka sqaruar se sulmuesi portugez do të jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin e ri.

“Ronaldo është Real Madridi. Ai nuk do të largohet nga klubi”, deklaroi Perez.

Ronaldo ka zgjuar spekulime rreth largimit nga Real Madrid pas interesimit për transferimin e tij nga Tottenham dhe Manchester United.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme