Veteranët kërkojnë të takohen me kryeministrin Haradinaj

11:54 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Një pjesë e veteranëve të pakënaqur kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që të të pastrohen listat nga veteranët e rrejshëm, të anulohet i gjithë procesi dhe të nis nga fillimi verifikimi i veteranëve, ë dalin para drejtësisë të gjithë manipuluesit, përfituesit dhe falsifikuesit e listave të veteranëve dhe tu njihet statusi i invaliditetit veteranëve invalidë dhe jo veteranëve fals siç po ndodh, raporton Arbresh.info.

Ata momentalisht janë duke pritur para Qeverisë ku po kërkojnë të takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme