Trajneri francez, Arsene Wenger, ka shprehur dëshirën të vazhdojë edhe për sezonin tjetër, si kryetrajner i Arsenalit.
Ai ka bërë të qartë se nuk ka plane për t’u larguar nga Emirates Stadium.
Mediat angleze shkruajnë se menaxheri francez dëshiron të mbetet në drejtim të ekipit, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Wenger është ballafaquar me presion të madh nga tifozët, pas rezultateve të dobëta në këtë sezon, megjithatë ai është i vendosur të qëndrojë.
Tifozët e Arsenalit kanë shfaqur publikisht pakënaqësinë ndaj Wengerit. /arbresh.info/