Google ADS

“Mehmet Akif” njofton për vazhdimin e rregullt të punës

10:14 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Kolegjet “Mehmet Akif” që zhvillojnë veprimtarinë në Kosovë, përmes një deklarate për media kanë bërë të ditur se provimi për bursa në këtë institucion arsimor, do të mbahet ashtu siç ishte paraparë, me datën 21 prill.

Kjo pavarësisht ndodhive të fundit që e prekën këtë kolegj, me rastin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga autoritetet e Kosovës.

Në këtë deklaratë, kolegji shpreh mirënjohje për popullin e Kosovës dhe pohojnë të kenë vepruar në përputhje me ligjet e Kosovës që nga dita e parë e themelimit.

Shtetasit turq të depërtuar nga Kosova kanë ngjallur debat të madh në vend, përderisa institucionet e Kosovës u përballën me shumë kritika.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme