Roma mund të ketë nevojë për mrekulli kundër Barcelonës në Ligë të Kampionëve, por trajneri Eusebio Di Francesco duket se nuk sheh ndonjë arsye pse kjo nuk mund të ndodhë mbrëmjen e sotme (e martë).
Pas ndeshjes javën e kaluar në Camp Nou, “Giallorossët” kanë një punë të madhe për të bërë për shkak të disfatës 4 me 1, megjithëse goli i realizuar vonë nga Edin Dzeko mund t’i dhurojë atyre një shpresë të vogël, transmeton portali arbresh.info.
“Pse nuk mund të ndodhë këtu një mrekulli?”, ka thënë ai në konferencën për shtyp. “Ne jemi të obliguar për të dhënë më të mirën tonë. Ne do të përpiqemi për të bërë diçka të rëndësishme, do të japim më të mirën për të mbrojtur ngjyrat tona”
“Sigurisht që është e vështirë, por ne duhet të besojmë dhe do të përpiqemi. Ashtu siç kemi bërë në ndeshjen e parë ne duhet të përpiqemi. Ne gjithashtu duhet të mbyllim rrugët kaluese më mirë”
Takimi zhvillohet në Olimpico duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...