Raportohet që Juventusi është i interesuar për të sjell sulmuesin Alvaro Morata të Chelseas sërish në Torino gjatë verës.
Reprezentuesi spanjoll ka shpenzuar dy sene te Zonja e Vjetër, por Real Madridi aktivizoi klauzolën e blerjes gjatë verës së vitit 2016, transmeton portali arbresh.info. Pas vetëm një sezoni në Bernabeu, Morata u shit te Chelsea por “Blutë” duket se nuk do të kualifikohen në Ligë të Kampionëve këtë sezon.
Kjo do të bëjë që Antoine Conte të largohet nga klubi dhe ‘Corriere dello Sport’ raporton sot (e martë) që kjo mund të bëjë që Morata të ribashkohet me të në Juve.
“Bianconerët” dëshiron që Morata të rikthehet, por gazeta e lartpërmendur shton që pengesa e vetme mund të jetë paga e tij.
25-vjeçari fiton rreth 8 milionë euro për sezon në Londër, shifër që është më e madhe se ajo që fiton lojtari më i paguar te Juventusi, Gonzalo Higuain, prej 7.5 milionë euro.
Kompeticion këtu ka edhe nga Kina, megjithëse Morata nuk do të jetë aq i lirë për shkak se Chelsea pagoi 80 milionë euro për të./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...