Google ADS

Valverde: Pres që Roma të jetë më intensive

08:24 | 10 Prill 2018
Arbresh Info

Sipas trajnerit Ernesto Valverde, Barcelona është duke pritur që Roma do të jetë më e ashpër në sulm kur të dy skuadrat të takohen në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.

“Giallorossët” u mposhtën me rezultat 4 me 1 në takimin e javës së parë në Camp Nou kur dy autogolat nga Daniele de Rossi dhe Kostas Manolas, si dhe ato nga Gerard Pique dhe Luis Suarez i siguruan atyre në epërsi të thellë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, duke marrë parasysh një gol të shënuar, Valverde ka paralajmëruar se gjërat mund të jenë ndryshe në Olimpico ku ata mund të kenë përgatitur kurthe të mëdha.

“Shpresoj që ata të luajnë ngjashëm si në pjesën e parë, ashtu siç Roma ka luajtur gjatë gjithë sezonit të tyre”, u ka thënë Valverde gazetarëve në Romë. “Ajo që pres është më shumë intensitet nga ata, veçanërisht në fillim të ndeshjes”

“Unë mendoj që kur ju nisni ndeshjen prapa tabelës së rezultateve, ajo që iu intereson më shumë është të shënoni golin e parë që iu barazon me ndeshjen, vetëm imagjinoni këtë”

“Ata duhet të rrezikojnë, ndërsa ne duhet të luajmë mirë dhe të përballemi me ata”

Derisa Valverde beson gjithashtu që skuadra e tij është në gjendje për kryer punën që ata kanë nisur në Camp Nou, ai theksoi gjithashtu që ka eksperiencë të mjaftueshme për të mos nënvlerësuar asgjë, transmeton portali arbresh.info.

“E kam bërë këtë që një kohë të gjatë për të ditur mjaftueshëm që gjëra të jashtëzakonshme mund të ndodhin në një lojë”, vazhdoi Valverde. Historia e thotë këtë, në nivelin tonë, është e vështirë të shënon kundër nesh”

“Por, ne nuk mendojmë se ata nuk do të kenë ndonjë shans apo nuk do të provojnë. Do të ishte një gabim, një tejkalim besimi që mund të na kushtoj neve dhe ne jemi në prag të gjysmëfinales”

Ndeshja kthyese zhvillohet sot (e martë) duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Të ngjashme