Google ADS

Thaçi në ballinat e mediave të Beogradit, shkas deklarata e tij për luftë

08:53 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Mediat beogradase kanë mbuluar ballinat e sotme me shkrime rreth deklaratës së djeshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që bëri dje me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Koshares
Kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës, i pari shtetit i cilësoi serioze, madje duke thënë se Kosova do tu përgjigjet sikur në vitin 1999.

“Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë” deklaroi Thaçi me rastin e manifestimit “Ditët e Koshares”, transmeton Indeksonline

Ndërsa, e përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi përsëri kujton luftën”.

“Presidenti i Kosovës ka kërcënuar se do të godasë Serbinë me “pushkë”. Kjo është një tjetër provë se pala shqiptare nuk dëshiron dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e këtij mediumi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme