Qyteti gjerman i Münsterit është tronditur ditë më parë ku pas një sulmi në turmë, kanë ndërruar jetën katër persona dhe të paktën 30 të tjerë u lënduan.
Sulmuesi me një kamion të vogël, ka goditur turmën e njerëzve që rrinin ulur në tavolinat para një lokali hotelier. Ai më pas ka vrarë veten.
Ndërkohë, një heroinë nga Kosova, ka ndihmuar të lënduarit në këtë tragjedi. Ajo është Ardiana Veseli nga Prizreni, shkruan albinfo.ch.
Njoftimi është dhënë nga Shoqata shqiptaro – gjermane Münsterland në “Facebook”. “Kjo heroinë kosovare dhe shqiptare sypatrembur, ndodhej pesë metra afër kur u goditën njerëzit e pafajshëm nga ‘psikopati vrasës’.
Ardiana Veseli nga Prizreni, motër medicinale (ka mbaruar edhe master në bio-mjekësi në Universitetin e Munsterit) dhe profesioniste në dhënien e ndihmës së parë, pa hezituar u fut në turmën, me shumë të lënduar dhe të vdekur. Ajo arriti që të ju ofron ndihmë disa personave, por siç e thotë edhe vetë, ndjehet jashtëmase e dëshpëruar, pasi që me mundim mbinjerëzor nuk arriti t’ia shpëtoj jetën një zonje, që i vdes në duart e saj”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Ajo tani shokuar nga kjo ngjarje e rëndë. “Tani Ardiana e tronditur nga skenat trishtuese, ku humbën jetën tre dhe u lënduan mbi 30 vetë, gjendet nën trajtim mjekësor dhe psikologjik. Ajo është anëtare e shoqatës tonë. Me veprën që tregoi, na bëri të ndjehemi krenarë edhe neve! Të lumtë Ardiana.
Në emrin tim dhe të gjithë anëtarëve, të përgëzoj për guximin dhe trimërinë që tregove. Kryetar, Jusuf Jusufi”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj shoqate.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...