Kush është violinistja shqiptare që përloti Angela Merkel-in

01:09 | 10 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ervis Gega Dodi është një violiniste shumë e talentuar, e cila na bën krenarë me emrin e saj.

Ajo është një prej yjeve të ekselencës në muzikën klasike në Gjermani, por dhe kudo në botë.

Ervis Gega Dodi ishte sot e ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu historinë e largimit nga Shqipëria si refugjate dhe ngjitjen në majat e muzikës klasike dhe në botën akademike gjermane.

Gjatë emisionit, violinistja tregoi edhe takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila e kishte përgëzuar pas performancës në ceremoninë e varrimit të Genscher, ku violinistja përfaqësoi shtetin gjerman.

“Ceremonia, ku unë prezantova Gjermaninë në varrimin e Genscher ka qenë një nga më mbresëlënësit dhe pas asaj ceremonie Kancelarja Merkel më takoi dhe më uroi. Më tha: M’u mbushën sytë me lot nga performanca juaj”./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme