Modeli Stinger, pritet të lansohet në së paku tri edicione speciale
Kia Stinger është një veturë fantastike, që po pëlqehet në masë të madhe nga blerësit, ndërsa ka marrë notat më të larta prej kritikëve të automobilizmit, transmeton Telegrafi.
Duke parë këtë sukses, Orth Hedrick që është planifikues i prodhimit në kompaninë nga Koreja e Jugut, ka thënë se do të ketë versione të reja të këtij modeli.
Duke mos dhënë detaje konkrete, Hedrick ka thënë se versioni premium, ai me performancë të lartë dhe edicioni special janë në tavolinë.
“Reagimet për Stinger ishin fenomenale, po tentojmë të bëjmë më të mirën për pasardhësit”, ka përfunduar ai.
Megjithëse është bërë e ditur se do të ketë edicione speciale, nuk është dhënë asnjë detaj se kur mund të lansohet, apo ndryshimet që do t’i pësojë. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...