Google ADS

Rouhani thotë se SHBA-të do “të bëhen pishman” nëse shkelin marrëveshjen bërthamore

20:44 | 9 Prill 2018
Trina Galanxhi

Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të pendohen nëse shkelin marrëveshjen bërthamore.

Ai ka theksuar se Irani do të përgjigjjet shumë shpejt, nëse një gjë e tillë ndodh, transmeton portali arbresh.info

“Ne nuk do të jemi të parët që do të shkelim marrëveshjen, por patjetër duhet t’ua bëjmë më dije atyre që duan ta shkelin se do të pendohen”, tha Rouhani në një konferencë për të shënuar Ditën Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore në Teheran.

“Ne jemi shumë më të përgatitur se sa mendojnë ata që duan të shkelin këtë marrëveshje”, shtoi ai.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe se do të vendosë sanksione ndaj Iranit.

Në lidhje me deklaratat e Trump, Rouhani tha se “ai (Trump) nuk mund të kërcënojë, pasi që kur erdhi në pushtet ka bërë pretendime dhe ka pasur shumë ulje dhe ngritje në sjelljen e tij”.

Partnerët e tjerë të marrëveshjes, Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe BE-ja, pajtohen se Irani është duke i qëndruar “besnik” angazhimeve të veta, ashtu siç bën Shoqata Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e cila ka për detyrë të kontrollojë pajtueshmërinë e Iranit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme