Pasi ia huqi për policinë serbe, Florim Isufi fshiu postimin në Facebook

20:15 | 9 Prill 2018
M. A.

Gjeografi , anëtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zot, sot në profilin vet në Facebook publikoi një shkrim në të cilin thoshte së në rrugën Prishtinë – Prapashticë ka policë të uniformuar dhe të armatosur nga Serbia.

Gjeografi, në shkrimin e tij, ka publikuar edhe një ilustrim përmes të cilit ai ka treguar vendin se ku kanë qenë këta policë.

Por, shqetësimin e tij shpejt e hoqi Policia e Kosovës, e cila tregoi që në këtë rrugë po xhirohej një film, e “policët serbë” janë aktorë.

Pasi e pa që ia huqi me postimin, Isufi e fshiu postimin e tij në rrjetin social.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme