Jurgen Klopp tregon gjendjen e Mohamed Salah

19:47 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shpreson se Mohamed Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Salah pësoi një lëndim në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Anfield Road’, të cilën e fitoi Liverpooli me rezultat të thellë 3 – 0.

Por, trajneri gjerman ka deklaruar se për gjendjen e Salah do të dijnë vetëm disa orë para ndeshjes.

“Ne nuk jemi 100 për qind të sigurt, ai ka qenë me trajnerin e atletikës dje”, ka deklaruar Klopp në konferencë për shtyp.

“Më shumë po se jo, por ne duhet të presim dhe të shohim për reagim”. /arbresh.info/

Të ngjashme