Klubi i Ligës së Parë me ankesa të mëdha për gjyqtari Bajram Gashi

19:28 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Kika dhe Ferizaji barazuan pa gola në ndeshjen e xhiros së 24-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Skuadra nga Hogoshti i Kamenicës po ankohet se gjyqtari i kësaj ndeshje, Bajram Gashi ka referuar kundër tyre, ku përveç se i largoi dy futbollist nga loja, dha edhe 12 minuta shtesë.

“Gjyqtari Bajram Gashi sinjalizon 12 minuta loje shtese me qellimin e vetem qe te dhuroj fitoren ekipit te Ferizajit gjithashtu vlen te ceket se largoj nga loja 2 futbollist te klubit tone me karton te kuq”, shkruhet në njoftimin e KF Kika.

Kujtojmë se gjyqtari Bajram Gashi ka qenë i dënuar nga FFK.

Ai ka gjykuar disa ndeshje në Ligën e Parë këtë sezon ku nuk kaznë munguar ankesat në drejtim të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme