Bajrami: Lista Serbe kancer për politikën kosovare

19:25 | 9 Prill 2018
M. A.

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Lista Serbe është bërë sëmundje e rëndë për politikën e Kosovës, pasi sipas tij vazhdimisht po e bllokon politikën kosovare.

Bajrami, ndërsa ka komentuar shënimin e 10-vjetorit të hartimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se serbët e Kosovës në vend që ta përdorin ligjin kushtetues ata po keqpërdorin atë.

”Përpjekja jonë ka qenë të mundësohet ndërrimi i Kushtetutës së Kosovës të bëhej pa votën e dyfishtë. Kushtetuta shpërbleu serbëve të Kosovës. Pakicat nuk i kanë përdorur për destinacion por e kanë keqpërdorur për ta bllokuar shumicën”, tha Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës.

”Serbët në vend që ta përdorin këtë votimin e dyfishtë, ata po e keqpërdorin dhe po e përdorin si një element të bllokimit të shtetit”.

Bajrami tha se atkeqësisht Lista Serbe është bërë një lloj kanceri në politikën e Kosovës pasi ajo po e shantazhon politikën kosovare”.

”Ka ardhur koha që me Bashkësinë Ndërkombëtare të hapet një debat i sinqeert të një niveli kushtetues. Që të relativizohet shumica e dyfishtë”.

”Nuk është e lehtë ndërrimi i Kushtetuës. Por me keqpërdorimin e të drejtave që ka dhënë Kushtetua shpresoj që të kemi një harmonizim me bashkëpunim ndërkombëtar”, tha Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme