“Nuk do të jetë e lehtë”, pati deklaruar Jup Hejnkes në vjeshtë kur zëvendësoi Carlo Ancelottin. Atëherë bavarezët ishin 5 pikë më pak se Borusia e Dortmundit dhe titulli i 6-të radhazi për ta dukej shumë i vështirë për t’u fituar.
Por, në fakt, në muajt e fundit të gjithë u bindën që Hejnkes i bën të gjitha. Si atëherë, në sezonin 2012-2013, kur fitoi tripletën me Bajernin, ai po tregon se është më afër përsëritjes së suksesit historik me klubin e Bajernit. Jup gë- zon respekt maksimal për punën e palodhur dhe disiplinën e fortë.
Ndryshe, do të ishte e vështirë të stërvitje lojtarët më të mirë në ekip. Sipas “Bild”, 3 janë problemet që 72-vjeçari arriti të zgjidhte në mënyrë perfekte gjatë sezonit aktual. 1. Nxori skuadrën nga ngërçi psikologjik që i kishte mbërthyer lojtarët nën drejtimin e Ançelotit. Trajneri filloi me ndërrimin e pozicioneve që nga Myler deri te Vidal, gjermani luante shumë larg zonës me trajnerin italian. Hejnkes udhëzoi Tomasin të ishte më pranë kuadratit. Dhe vazhdimin e dimë të gjithë, gola dhe asiste pa fund nga ai.
Gjithashtu, Vidal që kishte humbur grintën u rikthye luftëtar. Më pas ishte Hames Rodrgez, kolumbiani vuante një formë shumë të dobët fizike. Por me udhëzimet e Hejnkesit, ai është lojtari që njohim të gjithë, i shpejtë, plot fantazi dhe golashënues. 2. Roben dhe Riberi pranuan stolin. Megjithëse është e vështirë të ” mbash “Ribery” në pankinë, trajneri ishte ai që vendoste dhe nuk lejonte pakënaqësi. Lojtarët shumë herë ishin kundër këtij trajtimi, por në fund pranonin verdiktin e 72- vjeçarit, shkruan Panoramasport.
Të shtunën, Hejnkes duartrokiti Roben në praninë e tifozëve bavarezë që ishin në shkallët e stadiumit, duke treguar se ai meritonte respekt për kontributin e dhënë gjatë sezonit. 3. Marrëdhënia me drejtuesit, Hënes dhe Rumenige. Jup u rezistoi kërkesave nga presidenti Hënes për të qëndruar në Mynih. Por Hejnkes ia kishte bërë të qartë se nuk do të rinovonte më dhe se preferonte të dilte në pension. Familja ishte arsyeja kryesore pse ai nuk do të vazhdonte më të drejtonte bavarezët. Edhe mosha ishte një tjetër arsye.
Në fund, drejtuesit u dorëzuan dhe tani janë në kërkim të zëvendë- suesit të tij. Tuhel ishte kandidati kryesor, i rekomanduar nga vetë Hejnkes, por ai zgjodhi të mos vinte në Mynih, tani ndodhet mes pankinës së Arsenalit dhe Parisit. Një gjë është e sigurt, Bajerni pa Jup Hejnkesin është si “Octoberfest” pa birra.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut