Proteinat marrin pjesë pothuajse në të gjitha proceset në trupin tonë,andaj duhet patjetër t’i fusim në organizëm në sasi të mjaftueshme.
Trupi ka nevojë për proteina për ndërtimin dhe rigjenerimin e muskujve, flokëve dhe thonjve dhe ato marrin pjesë në krijimin e hemoglobinës, e cila qarkullon oksigjenin në trup, tranmseton Telegrafi.
Hulumtime të reja nutristike flasin për rëndësinë e konsumimit të rregullt të artikujve të pasur me proteina për mënyrë të shëndetshme dhe cilësore të jetës, posaçërisht gjatë dietave reduktuese.
Shumica e njerëzve fillojnë të humbin tepricën e kilogramëve kur shtojnë marrjen e proteinave, sepse organizmit i nevojitet më shumë kohë që t’i zbërthejë, t’i tretë dhe t’i shfrytëzojë.
Thënë me fjalë të zakonshme, kur fillojmë marrjen e proteinave zgjatet ndjenja e ngopjes, ndërsa me këtë spontanisht vjen deri te futja e zvogëluar e ushqimit tjetër në organizëm, posaçërisht të hidrokarbureve.
Efekti i këtillë nuk mund të arrihet me marrjen e hidrokarbureve të thjeshta dhe të yndyrave.
Ushqimi me pjesëmarrje të proteinave prej 20 deri 30 për qind në raport me marrjen e tërësishme energjike mund të përshpejtojë metabolizmin dhe bashkë me humbjen e 80 deri 100 kalorive e më shumë në ditë në krahasim me ushqimin me pjesëmarrje të ulët të proteinave!
Regjimi i tillë i ushqimit i plotëson të gjitha nevojat e organizmit dhe e furnizon me mjaft energji për aktivitete fizike.
Artikujt të pasur me proteina
Quark (djathë i freskët dhe i butë i pasur me proteina dhe me pjesëmarrje të ulët të yndyrave), djathë i payndyrë, qumësht, jogurt, hirrë, mish tul pule apo gjel deti, peshk, vezë, fruta arrore, bishtajore etj., janë burim natyral dhe i dobishëm i proteinave.
Te zgjedhja e hidrokarbureve është me rëndësi të merrni këta artikuj të rekomanduar: pemë dhe perime dhe drithëra integrale dhe bishtajore.
Njësoj e rëndësishme është edhe të zgjidhni me kujdes yndyrat: vajra të ftohtë të presuar (vaj ulliri), peshk të yndyrshëm të kaltër, salmon, arra, bademe, fara chia etj., të cilat janë burime yndyrash më të rekomanduara që organizmit dhe shëndetit tonë i bëjnë mirë. /Telegrafi/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte