Google ADS

“Nuk ka ekip më të përsosur”

16:34 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Jurgen Klopp ka lavdëruar ekipin e Manchester Cityt para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.

Liverpool ka epërsi prej tre golave, dhe në ‘Etihad Stadium’ do të mësohet gjysmëfinalisti.

“Nuk ka ekip të futbollit të përsosur. Ju keni momente, situata, ditë, nganjëherë minuta, por ata treguan konsistencë, dhe kjo është arsyeja pse janë kampion në ligë”, ka deklaruar Klopp në konferencën për shtyp, teksa fliste për skuadrën e Manchester Cityt.

“Ne duhet të jemi në formën më të mirë përsëri. Unë jam duke pritur ndeshjen, do të jetë një ndeshje e vërtetë futbolli. Duhet të kemi qëndrueshmëri, të jemi të guximshëm, të gjallë, energjikë, t’u shkaktojmë sa më shumë probleme”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme