Google ADS

Kërkohet digjitalizimi i shkarkimit të liqenit të Ohrit

15:56 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Pas motit të ligë që javën e kaluar shkaktoi dëme në bregun e Ohrit dhe Strugës, gjendja ngadalë po normalizohet. Lajm i mirë është se niveli i Liqenit të Ohrit nuk shënon rritje. Por një pjesë e ambientalistëve apelojnë për menaxhimin më të mirë të pjesës së Drinit të Zi në Strugë, ku nevojitet të ndërtohet sistem më i saktë digjital. Këtu derdhja me dekada të tëra bëhet në mënyrë manuale me dërrasa.

Këtu ekziston një mënyrë primitive e rregullimit që nuk është e saktë. Për këtë, sa më shpejtë duhet të ndërtohet sistem që do të tregojë se sa ujë ka në Liqe, gjegjësisht të mbajë baraspeshë të lëshimit të ujit nga Liqeni dhe të vlerësojë nivelin e ujit në Liqen – deklaroi Gjoko Zoroski, ambientalist.

Por, edhe më tej gjendja kritike mbetet tek sistemi i kolektorëve ku për shkak të sasive të larta të ujit, janë dëmtuar stacionet e pompave. Si pasojë, në Liqen vazhdimisht derdhet uji i ndotur.

Ambientalistët, gjithashtu bëjnë thirrje që Maqedonia dhe Shqipëria të revidojnë marrëveshjen e vjetër për vërtetimin e kotave minimale dhe maksimale të Liqenit të Ohrit.

Këto marrëveshje janë bërë në kohën e ish Jugosllavisë, që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar, janë ndërtuar edhe hidrocentrale. Mund të ketë manipulime me derdhjen e ujit. Për këtë, konsideroj se ka hapësirë për marrëveshje dhe rregullim të Liqenit – thekson Gjoko Zoroski.

Ndryshe, marrëveshja me të cilën rregullohet niveli i Liqenit të Ohrit dhe Drinit të zi është e vjetër mbi 6 dekada. Marrëveshja e asaj kohe është firmosur në vitin 1957 mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë./Alsat-M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme