Paraqitjet fantastike të xhudistes kosovare, Loriana Kuka, në turneun Grand Prix në Antalya të Turqisë – ku ajo u stolis me medalje të artë në kategorinë e saj – kanë bërë që Euronews ta zgjedhë atë lojtaren e ditës në këtë turne.
“Loriana Kuka e Kosovës ishte Lojtarja jonë e Ditës. Një hedhje (Osotogari) e shkëlqyer kundër Natalie Powell bëri që ajo të kalojë në gjysmëfinale, ku një hedhje tjetër madje edhe më e mirë (Uchaimata) e dërgoi atë në finale për medalje të artë në kategorinë nën 78 kilogramë”, shkruan Euronews, përcjell Gazeta Express.
Aty ajo do të përballej me xhudisten ukrainase Anastasiya Turchyn. Pati dramë të jashtëzakonshme në momentet e fundit teksa Kuka ia doli të shënojë pikë nga një kundërsulm në fishkëllimën, dhe duke bërë atë ajo rrëmbeu medaljen e artë në garën e saj të parë ndonjëherë në turneun botëror të xhudos (World Judo tour).
Në fund Euronews pyet? Si vetëm 21-vjeçare, a mund të jetë ajo sensacioni i radhës nga vendi i saj?.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...