Numri i britanikëve që po bëhen shtetas të ndonjë shteti tjetër të Bashkimit Evropian është dyfishuar në vitin 2016, transmeton Rueters.
Në vitin që britanikët kanë votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, 6,555 prej tyre kanë kërkuar shtetësi në ndonjë shtet tjetër të bllokut, apo rreh 165 përqind më shumë se në vitin 2015 ka njoftuar zyra e statistikave, Eurostat.
Nga personat që kanë ndryshuar shtetësi, 2,702 kanë fituar shtetësi gjermane.
Zyrtarët e Eurostat nuk kanë pranuar të komentojnë tredin, derisa nuk është bërë e ditur sa britanikë kanë kërkuar pasaporta të reja pas votimit për Brexit.
Të dhënat e Eurostat kanë treguar për një trend në rritje të britanikëve që kërkojnë të fitojnë kombësinë e shteteve të tjera të BE-së në dekadën e fundit, mirëpo shifrat e vitit 2016 kanë qenë katër herë më të larta se ato më 2007.
R
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...